8 vjeçarja e ka ngrënë zemrën e drerit, menjëherë pasi e ka vrarë atë (Video)

dreri-3_1480472188-8583341

Babai kishte postuar foto të vajzës duke e ngrënë zemrën e drerit, menjëherë pasi e ka vrarë atë. Babai e kishte marrë vajzën e tij në gjueti prej kur kishte qenë e vogël. Në moshën tetë vjeçare, vajza filloi të gjuajë vet për kafshët. Plot 40 metra larg, vajza mban armën e gjuetisë në krahun e babait të saj dhe e drejton armën tek dreri, Ajo e gjuan drejt e në shenjë, por më pas fillon të hajë zemrën e drerit. Babai e fotografon çastin kur vajza është duke ngrënë zemrën e kafshës dhe e poston në rrjetet sociale, për të treguar që edhe vajza ka fituar aftësinë e gjuetisë. Fotografitë e postuara janë shpërndarë më shumë se 20 mijë herë, por më pas postimi është fshirë. “Gjuetia është tjetër, kurse një “sakatim” i tillë, tjetër. ” “Vajza ose është detyruar ta bëjë këtë, ose ka probleme mendore serioze”, është thënë nëpër komente drejtuar postimit. Mirëpo ka pasur në mesin e atyre që e kanë përkrahur një veprim të tillë, duke thënë se “ne të gjithë hamë zemrën e kafshëve në restaurante, është më mirë pra të jetë mish i freskët”. Fjalët e thëna duket se nuk i kanë penguar aspak babait të vajzës. Ai ka thënë se nuk i intereson fare mendimi i njerëzve. Ai madje ndihet një baba krenar sepse vajza e tij ka arritur të vrasë kafshët! Përveç këtij rasti, në videon më poshtë do të kuptoni më shumë rreth ngjarjeve unike me fëmijët, duke përfshirë djaloshin hero që u mbyt pasi shpëtoi gjashtë njerëz nga zjarri e shumë ngjarje të tjera.