8 rekordet e reja që i synon Messi


Lionel Messi është njeriu i rekordeve. Ylli argjentinas i Barcelonës theu disa të tilla gjatë sezonit të shkuar duke hyrë në histori, por nuk kënaqet me kaq. Me fillimin e sezonit të ri 2013-14 dhe me Kupën e Botës “Brazil 2014″, “Pleshti” do të tentojë t’i thyejë edhe rekordet tjera që i kanë mbetur për t’u shndërruar në të “pavdekshëm” për historinë e futbollit.
Për disa prej tyre është shumë pranë dhe pritet t’i thyejë shumë shpejt, ndërsa disa vështirë se do t’i thyejë brenda 2014-ës.

Rekordet e reja të Messit
1. Topi i Artë: Ta fitojë Topin e Artë numër 5;
2. Këpuca e Artë: Ta fitojë Këpucën e Artë numër 4;
3. Ta kalojë legjendën Ferenc Puskas për sa i përket Trofeu Pichichi: Messi ka 4 sa edhe hungarezi, kurse Di Stéfano, Quini dhe Hugo Sanchez kanë nga 5 dhe Zarra 6;
4. Golat në La Liga: Messi ka shënuar 215 gola në La Liga dhe gjatë sezonit të ri mund t’i kalojë 6 legjenda: Quini (218), Cesar (226), Di Stefano (227), Raul (228), Hugo Sanchez (234) dhe Zarra (251);
5. Golat në Champions: Messi ka shënuar 59 gola në 79 ndeshje dhe për një gol arrin Van Nistelrooyn dhe do të synojë ta kalojë edhe Raulin me 71 gola;
6. Rekordi i Paulino Alcantara: Messi kaloi Cesar për sa i përket golave në ndeshjet zyrtare me Barcelonën, por ka edhe një tjetër futbollist katalunas që duhet ta kalojë për sa i përket numrit të golave. Alcantara ka shënuar 369 gola nga viti 1912-1927, ndërkohë argjentinasi numëron 335;
7. Golat me Kombëtaren: Kundër Guatemalas Messi shënoi golin e 35-të me Argjentinën duke barazuar Crespon dhe duke kaluar Maradonan, por në krye qëndron Batistuta me 56 gola;
8. Botërori: Maradona arriti ta fitojë Kupën e Botës në Meksikë 1986. A do t’ia arrijë edhe Messi në Brazil 2014? /LajmeOnline/