“8 plumba për një femër”, zbardhet motivi pse “çuni me lekë” pagoi 80.000 euro për kokën e Mishelit

Mishel Prela është 31-vjeçari i cili mbeti i plagosur para disa ditësh në një atentat përballë gjimnazit “Partizani” në lagjen “4 Dëshmorët”.

Burime për JOQ.al bëjnë më dije se Misheli është prekur nga 4 plumba (1 në bark 2 në kofshë dhe 1 në dorë) nga 8 në total që u shtinë ndaj tij nga 34-vjeçari Shkëlzën Buci, ekzekutori që ishte paguar 80.000 € nga porositësi Ervin Zallumi.

2 plumba që kanë dalë nga arma tip pistoletë e kanë kapur në kofshë 31-vjeçarin dhe për fat të keq i kanë dëmtuar arterien kryesore duke përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Motivi i këtij atentati (zbardhur për JOQ.al) është rezultat i një kalvari të gjatë sherresh të rënda midis dy të rinjve Mishel Prela dhe Ervin Zallumi, të cilët kanë qenë në të njëjtën lagje.

Një e afërmja e Mishelit ka vendosur të zbardhë ngjarjen për JOQ.al duke shpjeguar me detaje nisjen e sherrit midis dy të rinjve, që degjeneroi deri në një atentat ndaj tij.

Pershendetje! Une jam nje e afermja e Mishelit. E verteta e sherrit midis dy te rinjve ka ndodhur per nje femer. Misheli e ka takuar Ervinin ne lagje per ti thene ta lente vajzen te qete sepse ajo ishte fejuar por krenaria e te riut shkoj me tej duke e goditur Mishelin ne krahun e majte me thike pas dy ditëve. Po Misheli u fut meqe ishin cuna lagjeje. Pas 2 diteve Misheli e godet ate me 5 thika. Familjaret e Mishelit vajten dhe i kerkuan falje qe te mbyllej sherri, po Ervini kerkoi 20 mije euro ne ate kohe familja i dha 10 mije euro sepse nuk kishin me shume por ato nuk i pranuan dhe e lan cdo vendoste drejtesia. Po sic duket as me kete vedim nuk u mjaftuan,- ka rrëfyer vajza për redaksinë tonë.

Në verën e vitit 2010, pasi Misheli u sqarua me Zallumin për vajzën e fejuar të cilën ai e ngacmonte, ky i fundit nuk e ka lënë me kaq dhe nga krenaria ka shkuar ta godasë me 2 thika, duke e lënë të plagosur në krahun e majtë. Misheli pas dy ditëve e ka plagosur me 5 thika, duke bërë kështu që Zallumi të kalonte 10 ditë i shtruar në spital, si pasojë e plagëve të marra që ishin realisht serioze.

Burime për JOQ.al bëjnë me dije se ata të dy njiheshin me njëri -tjetrin por nuk kishin ndonjë konfidencialitet të madh.

Pasi Ervini ka dalë nga spitali ka tentuar të marrë hak, duke e goditur “armikun” e tij me thikë në krah në një lokal lagje, por në moment kanë ndërhyrë miqtë e Mishelit, të cilët ndodheshin aty pranë dhe Ervini është larguar nga vendngjarja.
Ervini, një muaj pasi ishte rrahur nga Misheli, në një lokal të vogël, siç janë këto kafet e thjeshta nëpër cepat e lagjes, aty në afërsi me Shkollën e Kuqe, Ervini e ka goditur Mishelin me thikë në krahun e majtë, por duke qenë në afërsi shokë të Mishelit, të cilët e kanë dalluar, iu turrën me vrap Ervinit për ta goditur dhe Ervini u tremb edhe u largua me vrap, – vijon rrëfimi.

Ai shton se pas kësaj ngjarjeje prindërit e larguan Ervinin për rreth një muaj në Itali, por kjo nuk i ndaloi konfliktet mes dy të rinjve. Kur Ervini u kthye Misheli e sulmoi me thikë dhe u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë nga i plagosuri.

Kur Misheli doli nga burgu, kanë rastisur plot herë njeri me tjetrin me Ervinin por nuk janë ofenduar ose ta kenë sulmuar njëri-tjetrin, apo të jenë kërcënuar. Me sa duket Ervini nuk e paska kapërcyer dot sulmin prej 5 thikash dhe ka vendosur të hakmerret pas 7 vitesh.

Familjet e djemve janë takuar shpesh dhe kanë vendosur t’ia lënë gjithçka në dorë drejtësisë.

Ndërkohë, gjatë këtyre 7 viteve, Misheli ka qenë 6 herë në burg, ndërsa Ervini është marrë me biznes dhe njihet dhe në lagje dhe si “çun me lekë”, biznesmen në fushën e ndërtimeve.

THURJA E ATENTATIT

32-vjeçari Miklar Tola, një bashkëpunëtor në atentatin ndaj Mishel Prelës, për më shumë së një muaj dyshohet të jetë paguar për të përgjuar dhe spiunuar lëvizjet e tij dhe itinerarin e lëvizjeve të tij ia raportonte Shkëlzen Bucit.

Shkëlzen Buci, një ish-tregtar që pasi ka dështuar në biznes kishte pranuar të kontraktohet nga biznesmeni në fushën e ndërtimeve, Ervin Zallumi, për të kryer krimin. Ky i fundit pasi i kishte blerë Bucit armën e ekzekutimit ishte nisur për qitje në Dajt.

Buci ka rrëfyer se ai ishte “fshirë” nga faqja e dheut pasi kishte përfunduar atentatin ndaj Mishelit e kishte marrë në telefon, por ai kishte fikur telefonin dhe numri i tij nuk ekzistonte.

Biznesmeni e mohon të ketë njohje me të rinjtë, megjithëse pozita e tij vështirësohet nga një regjistrim të kryer nga i punësuari Shkëlzen Buci.

Djali nga Peshkopia i tha hetuesve se Ervini i kërkoi të kryente vrasjen, ndërkohë që në takimin e dytë e incizoi teksa ai i premton se pagesën do t’ja jepte në dy këste, njëherë 50 mijë euro dhe në fund 30 mijë të tjera.

E regjistrova se mos më dilte fjalë ka treguar Shkëlzen Buci dhe pasi qëllova ndaj Mishelit e mora në telefon punëdhënësin, por ai kishte fikur telefonin dhe numri i tij nuk ekzistonte,-ka deklaruar Buci.

Mësohet se në gjykatë, Ervin Zallumi ka mohuar çdo implikim të mundshëm me 4 autorët e ngjarjes dhe ka deklaruar se nuk i njeh ata.

GRUPI KRIMINAL:

Ervin Zallumi, 30 vjeç nga Tirana (Porositësi)
Shkëlzen Buci, 34-vjeç nga Peshkopia (Ekzekutori)
Miklar Tola, 32 vjeç nga Tirana (bashkëpunëtor në ngjarje)
Trim Hidri, 41 vjeç (largoi autorët nga vendi i ngjarjes)
Ermir Tola, 22 vjeç (bashkëpunëtor)/ JOQ.al