8 marsi, shpëtojnë femrat nga gjobat. Policia Rrugore shpërndan buqeta me lule për drejtueset (Foto)

loading...


Patrullat e policisë rrugore në kryeqytet kanë zgjedhur një mënyrë shumë të bukur e origjinale për t’iu uruar grave 8 marsin. Në vend të ndëshkimit për ndonjë shkelje të kodit rrugor, patrulla e policisë në ditën ndërkombëtare të gruas iu ka dhuruar grave-shofere tufa me lule.

Tensioni i grave që ishin duke drejtuar makinat dhe kureshtja për të mësuar arsyen e ndalimit nga policia, e ka bërë edhe më të këndshme këtë surprizë. Gratë fillimisht janë shqetësuar për shkeljen që supozohej se kishin bërë, por më pas janë surprizuar nga një punonjës policie, i cili dilte nga makina e policisë më lule në duar për të uruar festën.

Në Tiranë kanë qenë të shpërndara në pika të ndryshme disa patrulla policie, të cilat dhuruan buqeta me lule për femrat të cilat drejtonin mjetin.
8

loading...

8m

loading...