8 gjëra që Apple na i fshehu për iPhone X

loading...

loading...

Ditën e martë Apple na tregoi shumë detaje në lidhje me iPhone X, përfshirë faktin që do të ketë karikim përmes wireless-it, kamera të përsosura dhe një bateri jetëgjatë, sikurse që është edhe kundër ujit.

Ky smartfon ka shumë ndryshime lehtësisht të dukshme nga iPhonët e tjerë, por nuk janë të pakta edhe ngjashmëritë me to. Megjithatë, ka disa gjëra të rëndësishme, të cilat ndoshta nuk i dini ende dhe ne po jua rendisim më poshtë.

Burimi: Mashable

1. iPhone X me kapacitet 256GB nuk kushton 999 dollarë, por plotë 1149 dollarë.

2. Lejon karikim të shpejtë – Në ndryshim nga gjithë iPhonat e tjerë, iPhone X do të mund të karikohet shpejt (fast charging). Për 30 minuta mund të karikohet deri në 50%.

3. Ka mbështetje nga Galileo – iPhpne X, bashkë me iPhone 8 dhe iPhone 8Plus janë të parët iPhone që kanë mbështetje Galileo, sistemi i parë satelitor i Europës, i cili doli tërësisht i plotë online në fund të vitit 2016. Pra, do të jetë shumë e vështirë për të humbur apo për t’jua vjedhur.

4. Ekrani i tij nuk është aq i ndritshëm sa ai i Galaxy Note 8

5. Kamera e përparme nuk është përmirësuar – Është e njëjtë si ajo e iPhone 7, e cila njeh fytyrën dhe mund të hapë telefonin.

6. Suporton formatet HEIF dhe HEVC – Bëhet fjalë për formatet e fotove dhe të videove me cilësi shumë të lartë.

7. Qendra e suportit është ku ka qenë përherë

8. Ka dy iPhone X – Dhe nuk e kemi fjalën për memorien. Apple po krijon iPhone X me dy lloje modemash të ndryshëm. Shtete të ndryshme përdorin frekuenca të ndryshme për lidhjen me wireless, ndaj është e pamundur që një modem i vetëm të jetë i përshtatshëm me të gjitha.

loading...