71-vjeçarja donte të martohej me të fejuarin 21 vjeç, por…

loading...

Një grua 71-vjeçare nuk është lejuar që të martohet me të dashurin e saj 21 vjeç. Ka qenë një gjykatë në Zvicër që ka ndaluar martesën e këtij çifti me 50 vjet diferencë.

Sipas medieve vendase, çifti është njohur online. Ata u lidhën me njëri-tjetrin nga pasioni që kishin për muzikën rap.

Stërgjyshja, emri i të cilës nuk është bërë publik, tha se djali nga Tunizia e njohu atë në rrjetin social “Facebook” kur ishte vetëm 18 vjeç.

Pensionistja zvicerane ka thënë për gazetën kombëtare “20 Minutes” se “ne të dyve na pëlqen muzika rap dhe shëtitjet në fshat. Kemi të njëjtat ide”.

Gjyshja ka shtuar se ajo ra shpejt në dashuri me të fejuarin e saj, dhe se e vizitoi atë në Tunizi për pesë ditë gushtin e kaluar. “Ai më thërret “jeta ime. Unë nuk mund të jetoj pa të. Dua të martohem me të”,  vijon 71-vjeçarja.

Megjithatë, mediet vendase shkruajnë se zyra civile në Vaud ka refuzuar aplikimin për martesë, duke e gjykuar si një “mashtrim emocional”, që 21-vjeçari të fitonte të drejtën për vizë.Money-marriage-IOS

loading...

loading...