70 ditë rreth botës-fluturimi rekord i 19-vjeçarit

Një australian është bërë piloti më i ri në botë që ka fluturuar i vetëm ndonjëherë rreth globit.

Për rekordin e ri botëror, australiani ka fluturuar 70 ditë me një total prej 200 orësh në ajër, duke vizituar 14 vende të botës. Të shtunën në mëngjes ai aterroi në Wollongong, ku dhjetëra tifozë dhe miq e kanë përshëndetur 19-vjeçarin, raporton rrjeti televiziv ABC News.

Campbell ka mposhtur rekordin e deritanishëm të amerikanit Jack Wiegand, i cili udhëtoi vetëm rreth botës. Një nga situatat më të rrezikshme gjatë fluturimit kishte qenë aterrimi në Hawaii, thotë Ryan, i cili mori licencën për pilot në moshën 15- vjeçare.

“Gjatë fluturimit isha i detyruar të shmangem nga retë e hirit vullkanik”, tha piloti.

Po ashtu ulja e tij në Pago Pago, Samoa, ishte pothuajse e gabuar, sepse papritur ishin fikur dritat jashtë në pistë. Veçanërisht e ndërlikuar ishte edhe momenti kur aeroplani i tij fluturonte nëpër zonat tropikale afër ekuatorit.

“Erërat verilindje dhe juglindje vijnë së bashku atje dhe të bëjnë një përzierje të rrezikshme të ajrit”, tha Ryan./albinfo.ch/LajmeOnline/