62 persona humbën jetën në 6 muajt e parë në komunikacion

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2014, nëpër rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 62 persona, në aksidente të ndryshme.
Policia njofton se nga Janari e deri në Qershor të këtij viti, kanë ndodh 7343 aksidente, ku 62 persona kanë humb jetën.
Por, policia bënë me dije se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve është zvogëluar për 1555, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.