6 vjeçari nga Gjilani, tifozi i flaktë i Messit, qan i zhgënjyer dhe e fyen atë (Video)

Endriti 6-vjeçar nga Gjilani ka mbetur i zhgënjyer jashtë mase nga performanca e dobët e Messit në finalen e mbrëmshme të Kupës së Botës.

Endriti është mërzitur aq shumë me Messin sa ka qarë, ka hedhë fanellën e Messit dhe më pas e ka quajtur edhe dështak dhe pordhac.

“Çfarë kapiteni është ky që nuk shënon asnjë gol”, thotë Endriti.

6-vjeçari gjithashtu kërkon nga nëna e tij që kurrë më të mos ia vendosë fanelën e Messit me rrobat tjera sepse nuk e dëshiron më atë.

Në videon e mësipërme shihni zhgënjimin e Endritit nga Messi.