58 vjeçarja masakrohet për vdekje nga qentë e rrugës, shkoi për të hedhur mbeturinat

loading...


Një grua 58 vjeçare ka humbur jetën sot në Dibër të Madhe, pasi një turmë qensh të rrugës e kanë kafshuar atë në pjesë të ndryshme të trupit.

Mjekët e Spitalit të Dibrës nuk kanë mundur dot të shpëtojnë jetën e saj. Sipas burimeve mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Qendër Zhupë të Maqedonisë.

Dëshmitarët okularë i treguan policisë lokale se në momentin e kafshimit 58­vjeçarja po hidhte mbeturinat në koshat e plehrave. Shumë shpejt është dërguar në spitalin më të afërt, por nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga kafshimi i qenve që frekuentojnë vendgrumbullimet e mbetjeve ushqimore.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje banorë të kësaj komune dhe më gjerë janë shprehur për mediat se ka një prezencë të madhe të qenve endacakë në rrugë dhe mjedise publike. Mesatarisht brenda një viti të paktën 80 persona kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të kafshimit nga qentë e rrugës.
largea_qeni1458238983

loading...

loading...