52-vjeçari nxirret i vdekur nga deti në Vlorë, kërkoi ndihmë por…

Foto ilustruse

Gjatë ditës së sotme një person është mbytur në bregdetin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë të ditur se ai ishte nga qyteti i Patosit dhe se ishte 52 vjeçar.

Gjithashtu e ditur është bërë se ai ka kërkuar ndihmë. Ka qenë një pushues ai që e ka nxjerrë në breg. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë personi me inicialet L.B nuk ka mundur të mbijetoj.

Lajme të tilla vënë edhe një herë në dukje se pushuesit janë lënë në mëshirë të fatit sepse rojet bregdetare mungojnë.