500 trëndafila për t’i thënë “të dua”, bjondja e shokuar nga dhurata harron t’i përgjigjet (Video)


Dashuria i bën njerëzit që të zgjedhin mënyra sa më të veçanta për t’i thënë të dua njeriut të zemrës, apo për t’i “blerë” zemrën dikujt që e kanë fiksim. Një 25-vjeçar nga Tirana ka zgjedhur këtë mënyrë për të bërë për vete bionden që ia ka marrë mendjen.
Ai ka vendosur të dërgojë tek puna e vajzës një buqetë gjigante me 500 trëndafila të kuq dhe një zemër të madhe.

Vajza është habitur kur përpara syve i është shfaqur kjo buqetë e bukur, ndërsa ende nuk i ka dhënë një përgjigje djalit nëse duhet të pranojë të lidhet me të apo jo.
Emri i vajzës nuk bëhet me dije dhe nuk dihet nëse 500 trëndafilat e kuq e kanë bindur vajzën për t’i thënë “po” djalit!
screenshot-1_1460978585-6818527