50-vjeçarja po më shfrytëzon seksualisht!

perjetim_1457892347-851422


“Jam 22-vjeçar, i dashuruar me një grua 50-vjeçare. Jam dhënë shumë pas saj, aq sa ajo po më shfrytëzon për kënaqësi të saj”, shkruan për Portalin tonë, Kosovarja”, V. V., nga Fushë-Kosova.

Jam njohur me të “dashurën” time në internet, kur edhe i bëmë njëri-tjetrit shumë pyetje rreth seksit, pa e ditur se ajo ishte e moshës së nënës sime. Ajo është e mahnitshme, por jeton pa burrë, me djalin e vetëm që ka, e që është pothuajse i moshës sime…

Pas shumë bisedash në internet, u takuam për herë të parë në një lokal, ku unë isha me një shok e ajo erdhi me shoqen e saj.

Ajo dukej si 30-vjeçe, por në fakt ishte 50, ndërsa unë jam 22 vjeç. Sapo erdhi në lokal, m’i nguli sytë dhe nuk mi hiqte më, dukej sikur donte t’më përpinte.

Edhe unë e shikoja pasi ishte, vërtet, tërheqëse… E moshuar, por tërheqëse.

Pas pak ajo bashkë me shoqen na ftoi të shkonim në një klub nate. Ne pranuam dhe shkuam. Pimë, kërceva me të… kaluam bukur atë natë.

Atë natë e ftova të vinte në shtëpinë time, sepse prindërit i kisha në pushim, në Durrës. Pasi u ngjitëm në apartament e pyeta nëse donte diçka për të pirë, por ajo ma preu shkurt dhe më tha: “Të dy e dimë mirë se çfarë duam…”.

Pasi e çova në dhomën e gjumit, bëmë seks. Asnjëherë s’kam fjetur me asnjë femër dhe çdo gjë më dukej fantastike…

Pas asaj nate pasiononte, ne takohemi si “shokë”. Gjatë gjithë kohës më pyet nëse e dua. Unë, vërtet, kam rënë në dashuri me të, por çfarë t’i them kur ajo mund të jetë edhe ‘nënë’ e imja…

Shoku im, me të cilin edhe ishim atë mbrëmje bashkë, më thotë se jam budalla dhe se nuk arrij ta kuptoj që ajo më ka si një lodër seksi. E, unë dua ta vazhdoj lidhjen me të, dua një lidhje normale…

A jam në mend a jo, këtë le të ma thonë lexuesit e Portalit “Kosovarja”, ata të cilët ndoshta kanë pasur një eksperiencë si unë…

U jam mirënjohës për çdo këshillë!