50 mijë euro për të pasur fëmijë, humbin shpresat, por fëmija ngjizet gjatë muajit të mjaltit

cifti-303x290

Karl dhe Nicola Medina, një çift nga Leeds kanë shpenzuar mbi 50 mijë euro në tentativë për të ngjizur një fëmijë.

Çiftit i ishte thënë se kishin më pak se 1% mundësi për të pasur fëmijë në mënyrë natyrale, kështu në vitin 2009 ata nisën mjekimet për të pasur fëmijën e tyre nëpërmjet farëzimit artificial.

Tentuan plot 5 herë dhe të gjitha herët rezultati ishte negativ. Pas më se 10 vjet fejesë siç raporton noa.al çifti pavarësisht se nuk mundën të realizonin ëndrrën e tyre për të patur fëmijë, vendosën të martohen.

Gjatë udhëtimit të muajit të mjaltit ndodhi mrekullia, Nicola mbeti shtatzënë në mënyrë natyrale. Karl deklaroi pasi mësoi lajmin, “Do isha martuar 7 vite më parë nëse do e dija se kjo do ndodhte”. Fëmija e tyre pritet të lind në muajin maj./noa