5 të vrarë, shqiptari nga Kosova autor i masakrës në Lucern

loading...

ch

loading...
Në kantinën e fabrikës për përpunimin e drurit “Kronospan” në Menznau të Lucernit një kosovar ka shtënë me armë në drejtim të dhjetra personave. Deri më tani dyshohet për pesë të vrarë dhe shtatë të plagosur rëndë.

Burime të Lajmeonline mësojnë se sulmuesi ishte një shqiptar nga fshati Nec, Komuna e Gjakovës, Viktor Berisha (42 vjeçar).

Vrasësi (42 vjeç) ka qenë punëtor shumëvjeçar i firmës dhe nuk ka rënë në sy më parë për probleme me bashkëpunëtorët.

Kolegët e tij të punës kanë thënë se ai ka qenë një njeri i qetë dhe se nuk kanë pasur asnjëherë konfilikte me të.

“Viktor Berisha, ishte operator makine në këtë kompani, ka qenë person i qetë, ne nuk kemi pasur probleme me të”, ka thënë një koleg i Berishës.

Ndërkohë edhe mediat nga Lucerni thonë se janë tre të vrarë dhe shtatë të plagosur, 6 prej tyre janë të plagosur rëndë. Në mesin e të vrarëve është edhe vetë sulmuesi, i cili është vetvrarë pas sulmit.

Siç bën të ditur policia e Lucernit, krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit./LajmeOnline/

 

fabch

loading...