5 muaj pa rroga, vajza e Call Center: Nuk pyes edhe po të vijë Edi Rama (VIDEO)

safe_image (1)

Në zyrat e një prej call center-ave të panumërt në Tiranë po zhvillohet drama e radhës. Kjo, jo për shkak të orareve të stërzgjatura dhe pagesave skandaloze. Drama është akoma më e madhe në call center-in e MRC Group në rrugën Frederik Shiroka pranë 21 dhjetorit. Drejtuesit e kompanisë kanë nisur procedurat e falimentit por nga ana tjetër punonjësit kanë 5 muaj ë nuk marrim bonuse kontratas, dhe po aq muaj paga te prapambetura. Kompania që e zotëron call center-in kërkon ta shesë aktivitetin por nga ana tjetër refuzon që të likuidojë dhe as nuk pranon zgjidhjen qe u ofrojnë punonjësit. Punonjësit kanë bërë disa herë denoncime tek Inspektoriati i Punes ër procedura të parregullta në punësim dhe mungesë politike bonusesh. Sipas punonjësve, kompania ka aplikuar bordero të dyfishta, ndërsa të sigurt se ligjin nuk mund ti kapë, përfaqësuesit e kompanisë ia përplasin në fytyrë punonjësve fjalë “shkoni në gjykatë” ndërsa sipas punonjësve derisa të vendosi gjykata, drejtuesit do të jenë zhdukur bashkë me paratë e shitjes se call center-it.