5 mënyra sesi puna në zyrë mund të dëmtojë shëndetin dhe lumturinë tuaj

loading...

0

loading...
Shumë njerëz kalojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre në punë, por rrallë mendojnë për efektin që ka vendi i tyre i punës në shëndet.

Të dhënat e fundit sugjerojnë se puna në zyrë mund t’ju bëjë të ndiheni të plogësht. Zyrat e hapura në veçanti, mund të jenë armiqtë më të këqinj, kur bëhet fjalë për mirëqenien dhe produktivitetin e punonjësve. Studimet kanë vënë në pikëpyetje gjithë sistemin e zyrave amerikane.

“Punonjësit do të ishin më të lumtur dhe më produktivë nëse do të punonin së bashku dhe jo në zyra të ndara nga mure të trasha”, thotë një studim. Mirëpo ai shton se edhe “hapësirat e mëdha të zyrave shkaktojnë pakënaqësi tek punonjësit, krahasuar me ata që punojnë në zyra private”.

Si rrjedhojë, nevojiten axhenda fleksible të orëve të punës dhe dizenjime alternativa për zyrat, të cilat duhet të përfshijnë një privatësi më të madhe dhe elemente qetësuese, në mënyrë që vendi i punës të bëhet më i dëshirueshëm.


5 mënyra sesi puna në zyrë mund të dëmtojë shëndetin dhe lumturinë tuaj

1. Zyrat e hapura mund t’ju bëjnë joproduktivë dhe të palumtur

Punonjësit që punojnë në zyra të hapura mund të përjetojnë nivele më të larta të stresit dhe kanë përqëndrim dhe motivim më të ulët se ata që punojnë në zyra private. Ndërprerjet kanë më tepër mundësi të ndodhin, duke ulur produktivitetin.

2. Vendi i punës mund të rrisë nivelin e stresit

Studimet tregojnë se shumë njerëz largohen nga puna për shkak të mjedisit shumë stresues. 61% e amerikanëve besojnë se stresi i punës është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve.

3. Ju mund të prekeni më lehtësisht nga sëmundjet

1 në 4 punonjës amerikanë shkojnë në punë në gjendje të sëmurë, raporton një studim nga “NSF International”. Veçanërisht në një mjedis të hapur, gripi mund të ngjitet më lehtësisht.

4. Mjediset e zhurmshme janë vrasëset e përqëndrimit

Zyrat e hapura, aty ku nuk pushojnë telefonat dhe ku kolegët bisedojnë, shtypin në tastierë dhe lëvizin, janë vendet më shpërqëndruese. Nivelet e zhurmës kanë ndikim të madh tek mirëqenia e punonjësve.

5. Një jetë sedentare rrit rrezikun për sëmundje

Puna ulur në karrige, përballë një kompjuteri, gjatë gjithë ditës mund t’ju “vrasë”. Kërkimet e kanë lidhur këtë stil pune me risk më të madh për diabet dhe sëmundje kardiovaskulare. Qëndrimi para kompjuterit shpie në probleme të shikimit, kurse qëndrimi ulur në karrige, në dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit.

loading...