5 gjërat që i keni parë në filmat porno por nuk duhet t’i bëni në jetën reale


Nuk ka asgjë të gabuar nëse shikoni filma për të rritur ndonjëherë, por disa akte seksuale që shihen shpesh në këtë lloj filmash ka pasoja shëndetësore që nuk tregohen në ekran.
Ja 5 gjërat që i keni parë në pornografi por nuk duhet t’i bëni në dhomën e gjumit.
1. Kalimi direkt nga seksi anal në atë vaginal
Edhe pse yjet e pornos e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës, praktikimi i saj mund të çojë në infeksione.
Fekalet në vaginë mund të shkaktojnë infeksion të traktit urinar, vagjinozë bakteriale dhe shpërndarjen e E coli-t, transmeton lajmi.net.
2. Përdorimi i frutave dhe perimeve si lodra seksi
Përdorimi i frutave dhe perimeve pa kondom mund të jetë e rrezikshme. Shpesh ato mbajnë baktere edhe padi që lahen. Kjo shkakton infeksione.
3. Përdorimi i lodrave të seksit nga goma dhe plastika
Lodrat e seksit të bëra nga plastika përmbajnë kemikale të ndryshme që shkaktojnë kryarje, djegie dhe irritim. Ndërsa ato të bëra nga goma priret të thehen, gjë që lejon mikrobet të shkaktojnë infeksion bacterial.
4. Aplikimi i çokollatës ose ndonjë sirupi të sheqerosur në vaginë
Nëse sheqeri hyn në trupin tuaj nëpërmjet vaginës, mund të rrisë nivelet e pH-së dhe të shkaktojë infeksion.
5. Seks i pambrojtur me të huaj
Në botën e pornografisë, njerëzit bëjnë seks me çdo kë, çdoku, kurdo, dhe pa ndonjë shqetësim të madh për mbrojtje.
Në botën reale, seksi i pambrojtur mund të shkaktoja pasoja të tmershme. Në 2013, u raportua se 10,000 njerëz nga moshat 13-24 u diagnozuan me HIV. Në të njejtën kohë, 41% e studentëve të shkollave të mesme thanë se nuk përdorën kondom herën e fundit që bënë seks./lajmi.net
po