5 gjëra që nuk i dinit se mund të shkaktonin puçra


Parandalimi i puçrave në fytyrë nuk është thjesht një çështje ushqimore, por edhe një seri sjelljesh dhe zakonesh në pamje të parë të padëmshme, që mund të shkaktojnë puçra. Sajti “Eme de Mujer” publikon pesë fakte që nuk i dinit se mund të shkaktonin puçra:
Pasta e dhëmbëve- Disa mjekë nuk e këshillojnë larjen e dhëmbëve pas fytyrës, kjo pasi disa substanca që gjenden te pasta mund të gjenerojnë acarim dhe papastërti në zonën rreth gojës. Për këtë arsye këshillohet që çdo mëngjes të lahen në fillim dhëmbët dhe më pas fytyra.
Produktet për flokët- Nga shampoja, balsami, llaku, xheli dhe produkte të tjera, shpesh në kontakt me lëkurën e fytyrës mund të shkaktojnë puçra dhe pika të zeza. Për këtë arsye këshillohet që të lahet mirë fytyra pas sistemimit të flokëve.
Jastëkët- Gjatë natës lëkura jonë prodhon më shumë yndyrë, e cila depozitohet në jastëk. Për të zgjidhur këtë problem, përveç ndryshimit të këllëfëve çdo javë bashkë me çarçafët, është mirë që nga një ditë në tjetrën të ndërroni krahun e jastëkut.
Syzet dhe telefonat- Ekzistojnë një sërë objektesh të përdorimit të përditshëm, të cilët nga kontakti me lëkurën shkaktojnë acarim të saj, për shkak se mbledhin shumë baktere rreth tyre. Këshillohet që produkte të tilla t’i pastroni sa më shpesh.
Pecetat, pambuku dhe peshqirët- Kur lajmë fytyrën, shpesh pecetat me të cilat fshihemi mund ta përkeqësojnë lëkurën tonë, nëse nuk janë mjafturehëm të pastër dhe nëse nuk ndërrohen çdo ditë. Kjo pasi nga përdorimi në përdorim mbledhin baktere. E njëjta gjë vlen dhe për facoletat
14