5 gjëra që mund të bëni me llumin e kafes


Nëse pini vazhdimisht kafe turke, mos e hidhni llumin e kafes, e cila mbetet në fund të filxhanit, por përdoreni për disa gjëra shumë praktike dhe të dobishme.
Si freskues i ambientit: Lëreni llumin e kafes në një enë dhe vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme, siç janë ato të frigoriferit apo të kuzhinës pas gatimit të dakes.
Mjet për pastrim: Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’ju zgjidhë problemin. Fërkojeni në një enë të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobilien dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me një copë të pastër.
Si maska për flokë: Fërkojeni llumin në flokë para se të hidhni shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë. Për flokët bionde nuk këshillohet ndërsa brunet pas trajtimit, flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!
Piling: Përzieni llumin e kafes me mjaltë dhe bëni piling, i cili mund të përdoret për trup dhe fytyrë. Lëkurën tuaj do ta bëjë tepër të bukur dhe do t’i jap shkëlqim. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm edhe kundër celulitit.
Pleh: Llumi i kafes i përzier me ujë është i shkëlqyeshëm për ushqimin e herë pas hershëm të dheut të luleve shtëpiake./tesheshi.com
5