5 fakte të mahnitshme rreth mëngjesit

breakfast-lilac-yogurt-marshmallow-raspberry-101805-1920x1080

Mëngjesi kosiderohet si një nga shujtat më të rëndësishme të ditës dhe më poshtë mund t’i gjeni disa fakte shumë interesante për të.

Përbërësit e mëngjesit janë një shpikje relativisht e re

Koncepti i mëngjesit nuk ka egzistuar fare në vitet 1800 dhe ushqimet e servuara për të deri vonë ishin të njëjta sikurse ato për drekë ose darkë. Rreth viteve 1600 mëngjesi përmbante kryesisht djathë, bukë dhe drithëra të ziera. Në fillim të viteve 1700 deri 1800 njerëzit filluan të shtojnë mish apo peshk dhe këta dy përbërës u bënë aq të rëndësishëm sa që një mëngjës nuk konsiderohej si i tillë pa praninë e tyre.

Ngrënia e jogurtit për mëngjes është një fenomen i ri

Disa raportime citojnë se ishin vitet 1980 atëherë kur jogurti më përmbajtje të ulët të yndyrës u prezantua si artikull ushqimor. Rritja astronomike e përdorimit të kosit është edhe më e vonshme. Tani disa rekomandime për mëngjes të shëndetshëm potencojnë fillimin e ditës duke konsumuar kos të kombinuar më përbërës të tjerë si boronicat apo fruta të tjera për plotësimin e nevojave me vitamina dhe minerale.

Ndoshta edhe nuk është shujta më e rëndësishme e ditës – të paktën jo për arsye të humbjes së peshës

Në Qershor të vitit 2014, u publikuan dy studime të cilat ishin kundërthënëse më idenë e konceptimin të shujtës së mëngjesit dhe benefitet të cilat i kemi nga ngrënia e tij. Studimet e mëhershme kishin konstatuar se ngrënia e mëngjesit është e lidhur me peshë më të vogël trupore dhe mëngjesi rekomandohet si mënyrë për të përshpejtuar metabolizmin. Megjithatë, një studim nga Universiteti i Alabama-s në Birmingham gjeti se një gjë e tillë nuk ndodhi tek personat me mbipeshë dhe obez të cilët për 16 javë nuk e konsumuan atë dhe një tjetër studim, gjeti se ngrënia e mëngjesit nuk është e lidhur me përmirësimet e metabolizmit.

Në anën tjetër, një studim i publikuar në revisten Circulation, erdhi në konkludim se ata të cilët nuk e konsumojnë shujtën e mëngjesit kishin 27% më shumë gjasa të preken nga sulmi në zemër dhe të vdesin nga sëmundjet e ndërlidhura me të, kundrejt atyre që e hanë mëngjesin me rregull. Studiuesit besojnë se ata të cilët nuk hanë mëngjes, hanë më shumë gjatë natës dhe ky është njëri nga shkaktarët se pse shfaqen këto sëmundje të zemrës.

Fibrat dhe proteinat janë faktorët më të rëndësishëm të një mëngjesi të shëndetshëm

Për të marrë shumicën e vitaminave dhe mineraleve në mëngjes, Klinika Mayo rekomandon një mëngjes të përbërë nga krundet, proteinë të pastër, fruta dhe përime. Kosideroni ushqimet si; tërshëra, vezët, gjalp kikiriku dhe lëngjë të frutave pa shtuar sheqer. Një mëngjes i shëndetshëm duhet të ju bëjë të ndiheni më energjik gjatë ditës.

Mund të hani edhe desert për mëngjes

Ndoshta nuk është një nga zgjidhjet më të mira për mbajtjen e energjisë për një kohë të gjatë, por jo domosdoshmërisht duhet të hekni dorë nga ëmbëlsirat në mëngjes. Ka disa hulumtime të cilat tregojnë se ngrënia e diçkaje të ëmbël në mëngjes e ulë nevojën për ta bërë këtë më vonë gjatë ditës. Një studim i publikuar në vitin 2012 tregon se ata të cilët konsumonin mëngjes të shëndetshëm dhe së bashku me të edhe desertin kishin rezultate më të mira në humbje të peshës. Ata raportuan nevojë më të vogël për të ngrënë gjëra të ëmbla gjatë ditës. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani tortë gjatë çdo mëngjesi dhe atë çdo ditë, por nëse jeni duke u ushqyer shëndetshëm gjatë tërë kohës, ngrënia herë pas herë e ndonjë ëmbëlsire të vogël nuk është ndonjë gjë e keqe.