5 arsye për të përfshirë mjaltin në rutinën e bukurisë

loading...

92ac7238-d45d-457a-9d90-602504fd55aa---0-

loading...

. Avantazhet anti-moshë

Mjalti është një hidratues brilant, çka do të thotë që tërheq lagështirën e ajrit për të mbajtur të njomë dhe të butë lëkurën tuaj.  Veç të tjerash, falë vetive alfa hidroksi dhe bazës së tij prej sheqeri, funksionon si një eksfoliant  që eleminon qelizat e thata dhe të vdekura për të njehsuar tonin e lëkurës. Ka veti të pastrojë, rregullojë, ndriçojë, zbusë dhe ristrukturojë lëkurën me një goditje të vetme.

 

2. Efekte që reduktojnë inflamacionin

Nëse keni një diegie ose irritim të lehtë, mjalti hyn në lojë me vetitë e tij antibakteriale. Sipas studimeve klinike, ai ndihmon edhe në minimizimin e dhëmbëve. Zbut dhe hidraton lëkurën duke krijuar kushte ideale për shërimin e plagëve.

 

3. Veti në ushqyerjen e flokëve

Mjalti natyrisht, si hidratant përmban edhe aminoacide, por duhet holluar me ujë ose aloe që të jetë efikas në një shampo ose balsam. Forcon flokët dhe ka fuqi hidratuuese.

 

4. Cilësitë anti-akne

Kjo fuqi e mjaltit ka efekt në zhdukjen e puçrave në fytyrë. Pasi të lani fytyrën aplikoni mjaltë në zonën e puçrave. Lëreni për 15-30 minuta dhe pastaj shpëlajeni. Në këtë mënyrë, mjalti do të ketë mundësinë për të luftuar çdo llojë ënjtjeje ose skuqjeje.

 

5. Fuqi për të eleminuar rrathët e errët ne sy

Mjalti hidraton lëkurën dhe ka fuqi të minimizojë pamjen e rrathëve të errët në sy. Aplikoni mjaltë në lëkurë të pastër, lëreni të qëndrojë disa minuta dhe shpëlajeni.

 

loading...