49ers dhe Ravens në SuperBowl-in e Harbaughëve!

John dhe Jim Harbaugh

John dhe Jim Harbaugh

Kronikë amerikane nr.261 – 21 janar 2013

NFL

Atlanta edhe një herë dështoi të ruaj epërsinë enorme të arritur pas pjesës së parë të lojës. Por, për dallim me duelin ndaj Seattle javën e kaluar, ata nuk ia dolën të shpaguanin gabimet e tyre duke lejuar San Franciscon të kualifikohet për finalen e madhe SuperBowl dhe njëkohësisht të triumfoj në Konferencën NFC për herë të parë pas 18 viteve. 49ers fshinë epërsinë prej 17 pikëve të Atlantas të cilën vendasit e arritën në pjesën e parë të ndeshjes kur pas dy pasimeve të Matt Ryan tek Julio Jones kaluan në epërsi 17-0 në vetëm 15:06 minuta loja. James depërtoi dhe më pas Davis pranoi pasimin 4 jardësh nga Kaepernick për të ngushtuar epërsinë e vendasve në vetëm tri pikë, para se 25 sekonda para pushimit, Matt Ryan të pasonte tek Tony Gonzalez për 10 jard dhe touchdownin e tretë në ndeshje për Falcons. Kjo ishte edhe pika e fundit e vendasve të cilët nuk arritën të shënonin për  pjesën e mbetur të ndeshjes duke pësuar edhe dy touchdown të shënuar me depërtimet 5 dhe 9 jardëshe të Frank Gore. Colin Kaepernick nuk ishte as afër performancës rekorde të javës së kaluar duke u ndalur në vetëm 111 jard dhe 1 touchdown të hedhur si dhe 99 jardë në depërtim, shifra mjaft të suksesshme për një kuarterbek që është vetëm në sezonin e tij të dytë në ligë si dhe të parin si startues. Frank Gore pati 90 jardë dhe 2 touchdown, e LaMichael James shtoi 34 jardë dhe 1 touchdown në depërtim. Vernon Davis mbylli ndeshjen me 106 jardë dhe 1 TD të pranuar, ndërsa Michael Crabtree pati 57 jardë dhe 1 top të humbur milimetra larg vijës fundore për touchdown. Ky fumble ishte gabimi i vetëm i mysafirëve, ndërsa vendasit patën një fumble dhe interceptim të hedhur nga Matt Ryan. Ryan që pati një sezon në stilin e MVP-së hodhi për 396 jardë dhe 3 touchdown, shifra rekorde për franshizën e Falcons. Rodgers dhe Turner u ndalën në 32 dhe 30 jardë në depërtim, derisa Julio Jones pati 182 jardë dhe 2 touchdown në pranim, i ndihmuar nga Roddy White i cili pati 100 jardë.49ers

Është kjo finalja e parë në 18 vitet e fundit për San Francison, që provon të bëhet skuadra e parë me 6 tituj SuperBowl pas Pittsburghut.

E për titullin e më të mirit me datën 3 shkurt në New Orleans kundër 49ers të Jim Harbaugh do të luftojnë Ravens të vëllait të madh, John Harbaugh.

Baltimore mbrëmë mposhti Patriotët e New England në mënyrë pothuajse të ngjashme me atë të San Franciscos. Ata nuk lejuan vendasit të shënojnë asnjë pikë në pjesën e dytë duke shtuar 3 touchdown për dominimin total në dy çerekët e fundit të ndeshjes. Të udhëhequr nga Joe Flacco në sulm dhe 14 ndërhyrjet e Ray Lewis në mbrojtje, Ravens bën Tom Bradyn të duket si një kuarterbek i zakontë që nuk ka 3 unaza dhe 5 finale SuperBowl në karrierën e tij. Për Bradyn që pati 320 jardë, 1 touchdown dhe 2 interceptime, ishte kjo humbja e parë në Foxborough pas 67 fitoreve kur skuadra e tij udhëhiqte në pjesën e parë. Steve Ridley shtoi 70 jardë në depërtim, ndërsa në pranim, Wes Welker shtoi 117 jardë dhe 1 touchdown, ndërsa Aaron Hernandez shtoi 83 jardë, në mungesë të Rob Gronkowski.

ravensNë anën tjetër Joe Flacco është duke kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij. Për mësysh në këtë fundsezonë nuk ka hedhur asnjë interceptim me 8 touchdown. Ka 3 fitore me mesatare prej 31 pasime dhe 284.3 jardë për ndeshje. Në katër sezonet e para në ligë 2008-2011, Flacco kishte 5 fitore e 4 humbje, 8 touchdown, 8 interceptime, ndërsa mesataret ishin 27.4 në pasime dhe 170.2 jardë për ndeshje. Mbrëmë ai pati 240 jardë dhe 3 touchdown që për dallim nga java e kaluar asnjëri nuk ishte më i gjatë se 11 jardë. Bernard Pierce pati 52 jardë, ndërsa Ray Rice shtoi 48 jardë dhe 1 touchdown në depërtim. Torrey Smith pati 69 jardë, ndërsa Anquan Boldin pati 2 touchdown dhe 60 jardë në pranime, për finalen e parë në 12 vitet e fundit për Baltimore. Pos përballjes së dy vëllezërve Harbaugh, finalja do të jetë edhe ndeshja e fundit për njërin nga mbrojtësit më të mirë në dekadën e fundit në ligën NFL, Ray Lewis i cili do të mbyll karrierën me ndeshjen në New Orleans. Fat të njëjtë nuk pati edhe fundori legjendar i Falcons, 36 vjeçari Tony Gonzalez i cili deklaroi se mbetet pranë vendimit të tij që mos të kthehet në fushë vitin e ardhshëm.

 

Rezultatet dhe renditjet

NFL

New England – Baltimore             13-28

Atlanta – San Francisco                  24-28

 

NBA

Toronto – LA Lakers                        108-103

Orlando – Dallas                               105-111

Detroit – Boston                               103-88

Denver – Oklahoma City               121-118 OT

 

NHL

Buffalo – Philadelphia                    5-2

Calgary – San Jose                           1-4

NY Rangers – Pittsburgh                               3-6

Minnesota – Dallas                          1-0

Vancouver – Edmonton                                2-3 SO

Phoenix – Chicago                           4-6