47-vjeçarja shqiptare fiton luftën me kancerin e gjiri, Mbaresa rrëfen si ja doli

1477405245251016-e-mbijetuara-15-5_1477409810-8720500


Ishte vetëm 45 vjeç kur u diagnostikua me kancer gjiri nga mjekët, por sot pas dy vitesh, Mbaresa Mezini, nënë e dy fëmijëve nga Lushnja, tregon momentin kur e mori vesh dhe peripecitë për ta luftuar atë.
“Më doli kancer femër dhe u bëra shumë merak, sidomos për fëmijët. Pasi u operova bëra 6 kimio, 25 rreze dhe rrjedhimisht zhduket”, tregon Mezini.

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe në shërbimin onkologjik në QSUT ofrohet mamografi falas.

“Bëhen rreth 30 mamografi në ditë, të gjitha gratë e interesuara për këtë, apo edhe për një eko duhet të caktojnë një orar tek shërbimi onkologjik. E rëndësishme është që kjo të mos kryhet në një muaj, por gjatë gjithë vitit pasi duhet të kthehet në një kulturë të kontrollit shëndetësor”, deklaron Ogerta Manastirliu, drejtoreshë e QSUT-së. – shkruan Top Channel.

Mbaresa Mezini ndihet me fat dhe ka edhe një thirrje për të gjitha femrat. “Mjekët më kanë thënë që e kam fituar luftën me kancerin. Me ndihmën e Zotit çdo gjë është e pastër në trupin tim. U them grave që ta kapin në kohë dhe të bëjnë kontrolle. Çdo 6 muaj është më e mira për një femër”, thotë ajo.