43-vjeçarja martohet me të bijën, ‘Nuk bëra ndonjë krim, me letra s’e kam vajzë’

screenshot_4

Një grua nga Oklahoma përfundoi bashkë me të bijën në burg pas një martese incestuoze. Patricia Spann, 43 dhe Misty Spann, 25, u martuan ligjërisht në mars. ‘Nuk kam thyer ndonjë ligj, sepse emri im nuk është më në çertifikatën e lindjes së Misty­t’, mësohet t’i ketë thënë policisë. Në 2010-­ën, Patricia humbi kujdestarinë e tre fëmijëve, pasi u anulua martesa e 2008­-ës me djalin e saj. Fëmijët u çuan tek gjyshja nga ana e babait. Sipas ligjit të Oklahoma­s, nuk lejohet martesa brenda familjes duke u konsideruar incest edhe nëse nuk kryhet marrëdhënie intime. Por dy vjet më parë, nënë e bijë u ribashkuan dhe u martuan. Martesa e tyre u zbulua nga hetimi i punonjësve socialë, duke sjellë arrestimin e të dyjave të premten./Qiriu.al