43-vjeçari bashkohet me dashurinë e jetës pas 25 vjetësh

kuptuar se së shpejti do të bëhem baba për shkak të një marrëdhënie të ngushtë me një grua që kurrë nuk e kam dashur.

Unë jam 43 vjeçar dhe isha i martuar për 18 vjet, ishte martesë e lumtur, edhe pse nuk kemi pasur fëmijë.

Gruaja ime është 42 vjeçe. Por unë kuptova se ajo më tradhtoi, pastaj e tradhtova edhe unë disa herë.

Këtë e bëra më së shumti për të marr hak, por e kam lënë një vazjë shtatzanë, krejtësisht në mënyrë të paplanifikuar.

Falënderoj Zotin që ajo nuk dëshironte të bëhej nënë, kështu që lidhja me të përfundoi.

Gruaja ime pastaj i kuptoi të gjitha aferat e mia, dhe vendosi që të përfundonte martesën tonë. Ajo më tha se do të largohej, dhe unë e gjeta veten duke jetuar vetëm.

Kam kaluar një vit duke u ndjerë i braktisur dhe i humbur. Pastaj takova një vajzë poshtë në pijetore.

Ajo është dhjetë vjet më e re se unë dhe shumë e ëmbël, por e dija që në fillim se ajo nuk ishte tipi im. E nxora jashtë disa herë dhe e shijova seksin pas kaq shumë kohësh.

Pastaj, kuptova se nuk po shkonte, kështu që e largova edhe atë nga vetja.

Ajo ishte e shqetësuar, por çfarë mund të bëja tjetër?

U ktheva tek vetja ime kur pashë një vajzë që e kisha njohur në shkollë dhe e kisha dashur fshehtas gjithë jetën time. Ajo është e moshës sime.

Ajo tha se martesa e saj kishte mbaruar dhe ajo donte të takohej me mua për një pije.

Natyrisht i thashë po dhe kur kishim marrëdhënie seksuale, ishte fantastike. Nuk duhej shumë që ne të dy të binim thellë në dashuri.

Mendova se për një herë, fati ishte duke qeshur me mua. Pastaj vajza tjetër më dha lajmin se ajo po e pret fëmijën tim.

Unë jam në një rrëmujë dhe aq i shqetësuar për të gjitha. Nuk mund ta duroj rrezikun që ta humbas gruan që dua.

Përgjigjja e psikologes:

Kam frikë se duket si një rrëmujë e krijuar nga vetja juaj. Pas shtatzënisë së parë të paplanifikuar, nuk keni asnjë justifikim – përveç nëse dikush tjetër është baba.

Pyetni ish të dashurën tuaj nëse ajo kishte marrëdhënie seksuale me dikë tjetër gjatë asaj kohe dhe thoni se do të këmbëngulni në një test të ADN-së sapo fëmija të lindë.

Deri në atë kohë, ju mund ta fshehni këtë shqetësim nga e dashura juaj e re, por mbajtja e sekreteve nuk është një themel i shkëlqyeshëm për një marrëdhënie.

Ju nuk e keni mashtruar atë dhe, nëse ajo vërtet ju dashuron, ajo mund të pranojë atë që ka ndodhur dhe të pranojë që jeni baba. Me siguri do të jetë një provë e mirë e ndjenjave të saj për ju.

Nëse testi i ADN-së tregon se jeni i ati, atëherë unë shpresoj se ju do të bëni atë që duhet për të qenë një baba i vërtetë, si në aspektin e mbështetjes financiare dhe duke i dhënë fëmijës kohën tuaj dhe dashurinë tuaj.