40 automjete të përfshira në një aksident të rëndë në Slloveni, 5 të vdekur (Foto)


Në autostradën bregdetare në Slloveni në mes të Senozheqes dhe Nanos, janë përplasur 30 deri në 40 vetura e kamionë, ku kanë mbetur të vdekur të paktën pesë persona.
Shkaku i aksidentit sipas 24ur.com ka qenë mjegulla e dendur, transmeton lajmi.net.
Sipas informatave të para zyrtare ka edhe shumë të lënduar, dy prej të cilëve thuhet se janë në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:00. /lajmi.net
a1

a2

a3

a4