4-vjeçari bie në kafazin e gorillës së stërmadhe (Video)

loading...

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në një kopsht zoologjik në SHBA, ku një fëmijë 4-vjeçar kapërceu gardhin rrethues dhe ra në kafazin e një gorille gjigante 17-vjeçare.

gorilla1

loading...

I mituri rrëshqiti brenda një pellgu me ujë ku qëndronte gorilla,  e cila e kapi menjëherë dhe e tërhoqi dhunshëm disa herë në ujë. Për rreth 10 minuat fëmija qëndroi në rrethimin e kafshës së stërmadhe dhe ishte nën këmbët e saj kur punonjësit e kopshtit zoologjik vendosën ta vrisnin gorillën, pasi jeta e fëmijë rrezikohej seriozisht.

gorilla2

Pamjet shokuese tregojnë se si gorilla e tërheq përreth pellgun të miturin, i cili dëgjohet teksa qan i tmerruar. Vendimi i punonjësve të kopshtit zoologjik për të vrarë gorillën është justifikuar me faktin se përdorimi i një qetësuesi në një situatë të tillë kaotike mund të rrezikonte jetën e fëmijës, i cili tashmë fatmirësisht, ndodhet në gjendje të stabilizuar, vetëm me disa lëndime të lehta.

loading...