4 vite burg për Shpëtim Gjikën, pse ish-kreu i bashkisë së Vlorës nuk do kalojë asnjë ditë në qeli?

loading...

loading...

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është dënuar me 4 vite burg. Vendimi është marrë nga një trupë gjykuese e përbërë nga Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare dhe Laurent Fuçia, gjyqtar-relator për çështjen.

Vendimi për katër vjet burg konvertohet në dy vjet shërbim prove. Gjika gjithashtu nuk ka të drejtë për 3 vjet të kryejë funksione publike.

Akuza përfaqësohej nga prokuror Albert Kuliçi. Mbi kreun e bashkisë rëndojnë 4 akuza, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Për këto akuza prokurori Kuliçi, në pretencën e datës 28 qershor, kërkoi 9 vjet burg. Me 3 vite burg është dënuar biznesmeni Artur Haxhi, bashkëpunëtor i Gjikës.

loading...