4 tipa të meshkujve, që femrat nuk u bëjnë ballë dot

Image 46xx3652.jpg
Disa meshkuj me lehtësi i joshin femrat më të mira, sigurisht jo me bukuri, por me disa veti të caktuara. Ja katër tipa meshkujsh të tillë:

 

Meshkujt inteligjentë

Meshkujt e tillë bëjnë biseda stimuluese intelektuale, e pastaj dëgjojnë çfarë femra thotë për këtë. Humori është shumë me rëndësi, sepse femrave u pëlqejnë meshkujt që dinë t’i bëjnë në qejf. Gjithsesi është pozitive nëse mashkulli ia bën politikën interesant femrës. Një tip i tillë s’i mërzitet kurrë.

 

Meshkujt me vetëbesim

Tipat e tillë kanë besim në vetvete dhe sillen në publik me siguri të madhe, me çfarë tregojnë se kanë fuqi dhe kontroll. Kur janë në lidhje, ata nuk janë xhelozë, as nuk mendojnë se shokët e partneres së tyre janë konkurrencë për ta. Kjo u pëlqen femrave. Meshkujt që kanë mendim të mirë për vete, njësoj mendojnë edhe për femrat.

 

Meshkujt kreativë

Bëhet fjalë për meshkujt spontanë që jetojnë për momentin. Ata e shfrytëzojnë kreativitetin e tyre që ta zbavitin femrën disi, qoftë me ndonjë vjershë të shkruar ose me ndonjë vizatim.

 

Meshkujt e kujdesshëm

Këta janë meshkuj që ua hapin derën femrave, ia rregullojnë karrigen, i paguajnë faturat, etj. Ata gjithmonë e ftojnë femrën në takim me respekt, vijnë ta marrin dhe më pas e çojnë në shtëpi me makinë. Gjithmonë janë të interesuar për ndjenjat e femrës. Femrat duan gjithmonë të kenë pranë dikë që i trajton mirë ato.