4 shqiptarët në burgun e Igumenicës të Greqisë thirrje për ndihmë: Shikoni çfarë na kanë bërë (VIDEO)

loading...

burgu3-589x470

loading...
Katër shqiptarë po mbahen prej 53 ditësh në rajonin e policisë së Igumenicës në Greqi, pa dalë në gjyq. Të ndaluar nga policia greke ata kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare, për kushtet çnjerëzore në të cilat ndodhen. News 24 sjell video dhe foto nga ambientet ku mbahen katër të ndaluarit, të cilët flenë në tokë në një godinë me lagështi të madhe. Menjëherë pas filmimeve që janë bërë me celular, nga një punonjës i këtij komisariati, celulari është bllokuar nga policia. Shqiptarët mësohet se kanë patur si destinacion Italinë dhe kanë kaluar tranzit nga Shqipëria në Greqi. Para se të hipnin në tragetin nga Igumnenica në Bari janë ndaluar nga policia greke. Një prej punonjësve të burgut me origjinë shqiptare ka bërë me dije se dy prej të burgosurve kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe nuk u është dhënë. Dy të tjerët sot kanë nisur një grevë urie. Deri tani ushqime dhe ujë u janë dhënë nga personeli i policisë, për aq mundësi sa ata kanë patur. Të katër shqiptarët kërkojnë ndihmë nga autoritetet shqiptare, pasi nuk janë marrë në pyetje, nuk janë pyetur as nga policia as nga prokurori dhe nuk kanë dalë para gjykatës, duke u harruar në komisariatin e policisë Igumenicës.

loading...