32-vjeçari humb jetën, ra në kanal bashkë me mjetin

576571_473448162708978_2131241217_n

Një 32-vjeçar ka humbur jetën sot në fshatin Torovicë të Lezhës, teksa punonte me një mjet të vogël transporti.

Gjatë punës, mjeti u përmbys dhe ra në një kanal me ujë. I riu është Ndue Qosaj, i cili pasi ra në kanalin me ujë, nuk pati mundësi të dalë pasi ishte zënë poshtë nga mjeti i rëndë.