30 kosovarë të lënduar, dhjetë rëndë – ishin duke shkuar me autobus në Austri

(E plotësuar) Deri më tash raportohet 30 të lënduar, prej tyre 12 fëmijë. Mediat serbe njoftojnë se dhjetë prej tyre janë lënduar rëndë. Të gjithë pasagjerët janë shqiptarë që ishin nisur për Salzburg të Austrisë.

(I plotësuar) – Sipas informatave më të reja nga spitali i Prokupljes, të lënduar gjatë aksidentit janë 32 persona, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Autobusi nga Podujeva aksidentohet në Serbi, dhjetra të lënduar
Shumë persona janë lënduar kur një autobus nga Podujeva i cili udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, për arsye të panjohura deri tash, ka dalë nga rruga afër Rudarës, raporton televizioni publik serb.
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit, kurse sipas informacioneve të para janë lënduar shumë udhëtarë.
Në vendin e ngjarjes, sipas rts-it, kanë dalë ekipit e ndihmës së shpejt nga Prokuplja, kurse në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlija dhe Nishi.
Deri me tash rreth 20 udhëtarë janë dërgruar në spitalin e Prokupljes, ku po i nënshtrohet tretmanit.