3 vjet nga skandali ku vrasësin e shqiptarëve Qeveria BDI – VMRO e priti si hero! (VIDEO)

loading...


Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, e më pas kryeministrit Qeveria e BDI – VMRO-së e udhëhequr nga Nikola Gruevski, e pritën sot e një vjet më parë Johan Tarculovskin në kabinetin e tij.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, në pyetjen e Televizionit Alsat-M se si ndjehet pas pritjes dhe festës për lirimin e vrasësit të civilëve shqiptarë, Johan Tarculovskit, ishte përgjigjur: “Krenare”.

Sipas saj, Johan Tarculovski pas lirimit të tij para kohe nga Tribunali i Hagës – ku dhe u dënua për vrasje të civilëve, gjegjësisht fëmijëve, grave dhe personave të moshuar shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit gjatë konfliktit të vitit 2001 – është hero dhe meriton një pritje të tillë.

“Jo vetëm që nuk mbajë asnjë përgjegjësi, por është krenari që të pritet një njeri i cili ka bërë gjithçka që ka mundur në interes të Republikës së Maqedonisë. Johan Tarculovski u prit si një hero kombëtar. Republika e Maqedonisë tetë vite e ka pritur këtë ditë. Ai tani është njeri i lirë dhe ka të drejtë t’i gëzojë të gjitha të nderimet për angazhimin e tij me qëllim mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Maqedonisë atëherë kur ajo ka qenë e nevojshme”, ka thënë Jakulovska.

Ndërkohë, Gruevski, me një dozë ironie u përgjigj shkurtë në pyetjen e njëjtë të Alsat-M, duke theksuar: “Në rregull është, po…”!

Johan Tarculovski, i dënuari i Tribunalit të Hagës për vrasje të civilëve shqiptarë në Maqedoni, u pritë edhe nga presidenti Ivanov. Ky i fundit theksoi se nuk “dëshiron askujt t’i ndodhë ajo që kishte përjetuar Tarculovski gjatë tetë viteve të kaluara”. Ivanov gjithashtu tha se lirimi i Tarculovskit dhe kthimi i tij në Maqedoni “duhet të përfaqësojë hap përpara drejt pajtimit të mëtejshëm dhe ndërtimit të bashkëjetesës në Maqedoni. ashtu edhe siç është praktikuar çdoherë në këto treva”, duke harruar faktin se ai u dënua për krime lufte dhe vrasje të civilëve shqiptarë, të cilët duhet t’i përfaqësoj edhe vetë presidenti i këtij shteti, raporton Alsat-M.

Ndryshe, askush nuk jep informata se sa para janë shpenzuar dje për kthimin dhe festën e pritjes së Tarculovskit. Nga Qeveria nuk japin asnjë informacion e pjesa shqiptare në ekzekutiv thotë se nuk ka pasur asnjë vendim qeveritar për pritjen dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore.

Reagime erdhën edhe nga opinioni publik në Maqedoni. Një prej personaliteteve, që e dënoi më ashpër pritjen e djeshme të Tarculovskit ishte profesoresha Biljana Vankovska. Në një prononcim për Aj Jazeeran, ajo vlerësoi se lartësimi i një krimineli lufte tregon qartë se struktura të caktuara asnjëherë nuk janë penduar për atë që ka ndodhur në vitin 2001, e as që ka ndonjë shenjë keqardhjeje për civilët e vrarë, të cilët gjithashtu ishin shtetas të Maqedonisë.

“Me këtë kuptohet se në asnjë moment nuk u manifestua ndjenja e keqardhjes apo pendimit për vrasjen e civilëve në fjalë”, tha Vankovska.

Ndërsa, gazetari Sase Ivanovski në një reagim të tij ka shkruar: “VMRO-DPMNE-ja sot i hapi varrin Maqedonisë. Tani është çështje kohe kur do ta varrosë! Turp dhe tmerr që kreu shtetëror bashkë me hordhitë nacionaliste i organizoi festë dhe pritje një vrasësi civilësh të përkatësisë etnike shqiptare” -shkruante Ivanovski.

Pritja heroike e një krimineli të gjykuar lufte ishte ndjekur me habi edhe nga mediat botërore. Fox News, Washington Post dhe Associated Press dolën me titullin “Krimineli pritet si hero”.
Johan-Tarculovski-AP-Photo-Boris-Grdanoski-4x3-770x470

loading...

loading...