3-vjeçari me këmbë gjigante që vuan nga një sëmundje e rrallë, por beson se është Supermen

loading...

v-5-680x350-530x300

loading...
Vogëlushi 3-vjeçar Akshaj Khandelwal është diagnostikuar nga një sëmundje e rrallë që i shkakton atij rritje të shpejtë të anës së djathtë të trupit të tij.

Akshaj vuan nga sindroma Klipel-Trenaunai që kur nga lindja e tij dhe është një sëmundje shumë e rrallë.

“Zmadhimi i këmbës nuk ishte kaq i madh kur ai lindi, por trupi i tij po rritet me kalimin e kohës. Teksa këmba e djathtë rritet, këmba tjetër e tij, ajo e majta sa vjen e dobësohet. Ai nuk është në gjendje të ecë shumë, pasi lodhet shumë shpejt”, shpjegon babai i vogëlushit.

Akshaj nuk e di se vuan nga një sëmundje. Prindërit e tij besojnë se ai është ende shumë i ri për të mësuar të vërtetën, prandaj ata i kanë thënë se kjo është një dhuratë e Perëndisë për të.

“Mund t’u thuash shokëve se është një dhuratë e rrallë nga Perëndia që ta ka dhënë që në lindje”, këto janë fjalët me të cilat prindërit mundohen ta motivojnë vogëlushin.

“Unë jam Supermen”, thotë vogëlushi teksa luan dhe qesh me një vetëbesim që prindërit e tij ia kanë krijuar falë motivimit dhe kurajos që ata i kanë dhënë.

loading...