3 shenjat paralajmëruese të dibatetit të tipit 2 që nuk duhen injoruar kurrë

Shumë njerëz që preken nga diabeti i tipit 2 nuk ia kanë idenë që janë të sëmurë derisa analizat e gjakut të tregojnë për nivele jonormale të sheqerit në gjak, apo derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen ndërlikime serioze. Në pjesën më të madhe rasteve nuk shfaqen që në fillim simptomat e diabetit. Në disa raste janë “shenja tinëzare”, që mund të ngatërrohen lehtësisht. Disa nga simptomat e para të diabetit që njihen mirë janë: etje e shtuar, urinim të shpeshtë, humbje ose shtim në peshë. Të tjerat, si ato më poshtë, mund të ngatërrohen lehtësisht, si nga profesionistët e mjekësisë ashtu edhe pacientët. Nëse po përjetoni një nga këto simptoma, siguroheni të konsultoheni me një mjek.

1. Probleme me mishrat e dhëmbëve Peridioniti – e njohur ndryshe si sëmundja e mishrave të dhëmbëve – mund të jetë shenjë e parë e diabetit të tipit 2, sipas një studimi të ri të publikuar tek revista BMJ Open Diabetes Research & Care. Studimi ka zbuluar se njerëzit që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve, janë më të rrezikuar nga diabeti dhe prediabeti, Lidhja mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe diabetit nuk është e re. Linflamacioni i shkaktuar nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka si fillim të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për nivelin e lartë të sheqerit në gjak që shkakton diabetin.

2. Njolla të errëta në lëkurë – Shumë kohë para se të shfaqet diabeti, mund të vëreni njolla apo vija të errëta në pjesën e pasme të qafës. Kjo gjendje, e quajtur ndryshe “acanthosis nigrican”, është zakonisht shenjë e rezistencës ndaj insulinës – mungesë e ndjeshmërisë tek hormoni që trupi përdor për të rregulluar nivelet e glukozës – që mund të çojë në zhvillimin e diabetit. Në raste më të rralla, kjo gjendje mund të shkaktohet edhe nga cistet e vezorëve, çrregullimi hormonal ose i tiroides, madje edhe nga kanceri. Ilaçe të caktuara dhe suplemente, përfshirë edhe pilulat për kontrollin e lindjeve, mund të jenë gjithashtu përgjegjëse.

3. Mpirje të këmbëve dhe duarve – Rreth 10%-20% e njerëzve të diagnostikuar me diabet kanë dëmtim të nervave të lidhura me këtë sëmundje. Në fazat e hershme mund të jetë e vështirë për t’u pikasur. Mund të ndjeni mpirje në këmbë dhe mungesë ekuilibri. Këto ndjesi të çuditshme mund të shakktoehn edhe nga diçka e thjeshtë si veshja e këpucëve me taka të larta ose qëndrimi në një vend për një kohë të gjatë. Megjithatë mund të shkaktohen edhe nga gjendje serioze, si skleroza e shumëfishtë – prandaj është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek./ Burimi ”shëndeti.com”