3 pilotet femra ulin avionin në Arabinë Saudite, aty ku gratë nuk lejohen të ngasin makinën

loading...


Një treshe pilotesh femra kanë hyrë në histori, duke u shëndërruar si ekuipazhi i parë i gjithi femëror i “Royal Brunei Airlines”. Ata kanë tërhequr vëmendjen gjithashtu dhe për shkak të destinacionit që kanë zgjedhur për të inaguruar këtë udhëtim së bashku.
Kjo arritje në karrierën e tyre është shumë domethënëse, sepse ato kanë ulur avionin në airportin e Arabisë Saudite, një vend i cili i ndalon gratë që jetojnë në të edhe të ngasin makinën.
Kapitenia Sharifah Czarena dhe dy oficeret e para Sariana Nordin dhe Dk Nadiah Pg Khashiem, ishin në kontrrollin e një “Boeing 787 Dreamliner” në fluturimin “BI08”, nga Brunei në Jeddah.
Fluturimi i piloteve të “Royal Brunei” është bërë në 24 Shkurt, për të festuar Ditën Kombëtare të Brunei, që shënon fitimin e pavarësisë nga Britania e Madhe, në vitin 1984.
Kapitenia Czarena është trajnuar në shkollën e aviacionit “Cabair Flying School” Cranfield, në Bedfordshire dhe dhe drejton një numër të madh fluturimesh me pasagjerë brenda vendit
pilotet-634x445-620x330

loading...

loading...