3 filxhanë nga ky lëng bëjnë që kujtesa të mos ketë kurrë probleme

Mjaftojnë afërsisht tre filxhanë çaj në ditë për të mbajtur memorien e fortë, duke e mbrojtur nga problemet e harresës që shtohen me kalimin e viteve.

Një studim i David Geffen School of Medicine, si dhe i Universitetit të California në Los Angelos, ka arritur në përfundimin se pirja rregullisht e çajit të zi redukton me 43% rrezikun për tu prekur nga harresa që shfaqet me kalimin e viteve.

Studiuesit u përqendruan në efektet e çajit në memorie dhe në mbrojtjen e trurit.

Nga shqyrtimi i një grupi personash të prekur nga Alzheimer u vu re se ata që pinin 3 ose më shumë filxhan çaj në ditë, kishin një përmirësim të ndjeshëm të kujtesës dhe se ato veniteshin me kohë, noa.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën Advances in Nutrition, ku tregohet se përdorimi në mënyrë të rregullt i çajit në raport me kafenë, e mbron trurin shumë më mirë.

Studimi në fjalë u shtri në një hark kohor 10 vjeçar, nga ku u vu re efekti mbrojtës i çajit në memorie, ku më efikas u vu re te femrat, se sa te meshkujt.