29 vjeçarja humbi 90 kg pasi hoqi dorë nga një ushqim i vetëm

29 -vjeçarja Amy LeRoy, nënë e dy fëmijëve, peshonte gati 160 kg pasi konsumonte ushqime me nivele shumë të larta kalorish. Pa e ditur, ajo konsumonte rregullisht vakte me nivele shumë të larta kalorish , aq sa një nga vaktet e saj të zakonshme mund të shkonte më shumë sesa 1500 kalori.

Amy iu nënshtrua edhe një bypass-i gastrik në 2006, por që ishte i padobishëm, duke qenë se ajo nuk mundi t’i largonte zakonet e këqija në të ngrënë dhe dështoi në synimin për të rënë në peshë.

Pas dy vjetësh ajo shkarkoi një aplikacion i cili numëronte kaloritë dhe u shokua kur mësoi se dieta e saj e përditshme i kalonte 4000 kalori – dyfishi i sasisë së rekomanduar. Ajo reduktoi racionet, filloi ushtrimet dhe hoqi dorë një herë e mirë nga gjalpi i kikirikut.

Që nga ajo ditë ajo ka humbur më shumë sesa 90 kg, duke arritur kështu në një peshë shumë të kënaqshme.

Amy thotë:“Në fillim konsumoja shumë dhe kaloritë sa vinin dhe mblidheshin për shkak të të gjitha ushqimeve që po konsumoja. Gjatë shkollës kam marrë mjekime për depresion, prandaj shtoja në peshë edhe për shkak të gjendjes emocionale në situata të ndryshme.

Kisha frikë se do më ndodhnin gjera të sikletshme, si për shembull të mos më nxinte karrigia në ndonjë restorant ose të hasja pengesa në rrugë të mbipopulluara për shkak të peshës sime. Tani që kam humbur kaq shumë peshë ndihem plot vetëbesim. Mund të dal me shoqet dhe të luaj shumë lirshëm me fëmijët“.

Dieta Para:

Mëngjes : Kafe dhe sanduiçi i mëngjesit
Dreka: Sanduiç me patate të skuqura dhe 3 ëmbëlsira
Vakti midis: Lugë plot me gjalp kikiriku
Darka: Ushqime të gatshme me mish pule ose taco-s
Ëmbëlsira: Dy ose tre feta kek
Dieta tani:

Mëngjes: Kos
Drekë: Mish pule me sallatë dhe një ëmbëlsirë me kalori të pakta
Darkë: Mish me perime
Ëmbëlsira: Fruta