28-vjeçari: Bëj seks me kushërirën e parë dhe jemi të lumtur…si t’ua themi prindërve?

Sexy Hispanic couple being intimate in hotel room bed. Model Released (MR088,84) No Property Release.

Sexy Hispanic couple being intimate in hotel room bed. Model Released (MR088,84) No Property Release.

Një djalë ka rrëfyer historinë romantike që ka me kushërirën e tij të parë dhe po e mbajnë të fshehtë nga familjet e tyre. 28-vjeçari i ka kërkuar ndihmë psikologes Deidre në “The Sun”.

Letra e djalit:

Unë jam 28 vjeç dhe kushërira ime është 24 vjeç. Baballarët tanë janë vëllezër dhe u takuam në dasmën e vëllait të saj disa muaj më parë dhe mund të them sinqerisht se rashë në dashuri me të.

Edhe ajo ndjeu të njëjtën gjë. Ajo ishte ndarë nga i dashuri pasi e tradhtoi me shoqen e saj. Edhe unë jam ndarë parq 1 viti. Gjatë gjithë natës në dasëm ne kërcenim dhe kur dolëm jashtë për të bërë një shëtitje shkëmbyem një puthje. Ajo më dha numrin e telefonit dhe nisëm të dërgonim mesazhe rregullisht.

Një mbrëmje shkuam në restorant, më pas u kthyem në shtëpinë time dhe hapëm një shishe vere. Gjatë bisedës së ngrohtë me njëri-tjetrin, përfunduam duke bërë dashuri. Pastaj vajtëm në shtrat për të fjetur gjumë dhe në mëngjes bëmë përsëri dashuri. Kurrë nuk jemi ndjerë kaq të lumtur me dikë tjetër, por të gjithë këtë po e mbajmë të fshehtë. I druhemi faktit se familjet tona do të përpiqen të na ndajnë.

Përgjigjia e psikologes:

Ju të dy jeni të rritur dhe të lirë për të zgjedhur. Ndonjëherë, si të rritur që jeni, duhet të ndiqni rrugën që keni zgjedhur me apo pa miratimin e të tjerëve. Martesa me kushërinjtë është e ligjshme në Britani. Nëse dy familjet kanë sëmundje gjenetike, atëherë do të ishte ide e mirë që të flisnit me mjekët nëse ju vendosni që të bëni fëmijë.