220 milionë euro, e pabesueshme çfarë po ndodh te Barcelona


Luis Enrique ka shpenzuar 220 milionë euro në përforcime, si trajner i Barcelonës. Por, vetëm katër prej futbollistëve të blerë janë në formacionin bazë.
Barcelona është në krizë. Skuadra katalane ka humbur tri ndeshje të njëpasnjëshme në La Ligë duke e rihapur garën për titull në La Ligë.
Por, ku qëndron problemi? E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se Enrique ka shpenzuar 220 milionë euro në përforcime, si trajner i Barcelonës.
Por, vetëm katër prej futbollistëve të blerë janë në formacionin bazë, përcjell “Lajmi.net”.
Prej tyre, më i dalluari është sulmuesi Luis Suarez. Por, të tjerët kanë dhënë kontribut dukshëm më të vogël.
Përforcimet e Luis Enrique:
Luis Suárez 81,2 milionë euro
Ter Stegen 12
Claudio Bravo 12
Ivan Rakitic 18
Jeremy Mathieu 20
Thomas Vermaelen 15
Douglas 4
Arda Turan 40
Aleix Vidal 18
m1