22 vjet në burg i pafajshëm, kërkon 69 milionë euro dëmshpërblim

foto656-234x188

Giuseppe Gulotta, një murator nga Firence, është një nga rastet e shumta e faktit që drejtësia shpesh herë gabon me vendimet e veta. 22 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 18 vjeç, Gulotta u arrestua nga policia, i akuzuar për vrasjen e dy karabinierëve. Dhe, për këtë ngjarje u dënua. Por, 22 vjet më vonë është vërtetuar që ai nuk është përfshirë në këtë ngjarje dhe për këtë arsye është liruar nga burgu. Tashmë ai ka vendosur që të hedhë në gjyq shtetin për qendrimin në burg pa qenë fajtor dhe kërkon plot 69 milionë euro dëmshpërblim. Një shumë e konsiderueshme, që ai thotë se e kërkon për vitet e lirisë që i janë mohuar dhe vuajtet e shumta psikologjike dhe fizike që ka kaluar gjatë këtyre 22 viteve.