21-vjeçari nxjerr në rrugë të dashurën dhe foshnjen 8-muajshe

21-vjeçari Embra Nuredini është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi nxori në rrugë të lypte gruan me të cilën bashkëjetonte dhe foshnjën e tyre 8-muajshe.

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Nxjerr në rrugë për të lypur bashkëjetuesen dhe foshnjën 8 muajshe. Policia arreston 21 vjeçarin. Më datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit : – Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.