December 2014

A ishte caki i sulmit Xhamia e Madhe në Prishtinë? Mësoni detaje të reja!

Automjeti në të cilin u gjetën 12 kilogramë eksplozivë, cak mund të kishte Xhaminë e Madhe në Prishtinë. “Cak sipas të gjitha gjasave ishte Xhamia e Madhe në Prishtinë”, ka thënë një burim i Gazetës Blic brenda institucioneve të sigurisë në Kosovë. Sipas këtyre burimeve, “qëllimi ishte që sot gjatë faljes së namazit eksplozivi të shpërthej në xhami dhe kësisoj […]


Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit (Video)

Gjashtë pasagjerë dhe piloti kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël pasagjerësh në veri të Kolumbisë, raporton KTV. Pak para aksidentit, piloti e kishte njoftuar kontrollorin e trafikut ajror për një prishje mekanike, raportojnë mediet kolumbiane. Sipas autoriteteve të gjithë trupat e pajetë janë gjendur brenda ose afër aeroplanit. Piloti ishte përpjekur ta rikthente aeroplanin në aeroportin prej […]


Falet gjaku, shtrihet dora e pajtimit (Video)

Pas 10 vitesh, dy familje në Kosovë falin gjakun. Familja Lami nga Kaçaniku i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Fana, e cila ka pranuar të falë gjakun e të birit. Burrat e dy familjeve, por edhe shumë pjesëmarrës të tjerë, u mblodhën në shkollën e fshatit Sllatinë e Ulët. Për këtë falje që ka ndodhur ditë më parë, raporton […]



Prishtinë, ndalohet makina me eksploziv pranë amb. së SHBA

PRISHTINE – Një automjet me lëndë eksplozive dhe me targa të Serbisë, është ndaluar mbrëmmjen e djeshme pranë ambasadës amerikane në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, mbrëmjen e djeshme, në lagjen Arbëria është ndaluar automjeti tip Renault Clio nën dyshimin se në të gjendej eksploziv, ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, një shtetas […]


Pakujdesia i merr jetën shoferit natën e Krishtlindjeve

TIRANE – Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje shkodrane, ku kryefamiljari i tyre ka humbur jetën aksidentalisht në Ballsh, mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja, që duket se ka një zanafillë pakujdesie, i ka marrë jetën Sabri Gjyshit, 62 vjeç, i cili ka qenë në punë edhe natën e Krishtlindjeve. Viktima, i cili mësohet se ka qenë shofer i […]


Ja cfare shkruan Daily Mail per hitlerin shqipetar (FOTO+VIDEO)

Emin Gjinovci nga Mitrovica mendon se është “rimishërim” i Adolf Hitlerit, ndërsa mbijeton duke marrë nga 60 funte prej turistëve për një foto me të, shkruan Daily Mail. Gjinovci mban me vete edhe një kopje të autobiografisë së urryer të Hitlerit, Mein Kamph (Lufta ime), kudo që ai shkon, ndërsa ka pesë vajza që i quan “fëmijët e Hitlerit”. “Jam […]


Ekskluzive: Ja plani i serbit për të shpërthyer eksplozivin (Video)

Gavriç Slobodan (46) është emri i personit që u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku në makinën e tij kishte plotë 12 kilogramë material eksploziv. Burimet e LajmeGlobale të afërta me rastin kanë thënë se serbi i dyshuar kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel Grand në Prishtinë, ku me 24 dhjetor kishte marrë […]


Shabani tregon pse u bë Zef (Video)

; Tri ditë para se të nisnin Krishtlindjet, një i moshuar vendosi që ta ndërroj fenë. Shaban Bytyqi nga Nishori i Suharekës, tashti quhet Zef. Tani e ka emrin Zef, e me besim katolik. Kështu 90 vjeçari nga Nishori i Suharekës krejt në moshë të shtyrë u kujdes ta realizonte një dëshirë të kamotshme, transmeton Klan Kosova. Thotë se nuk […]


Djali 14-vjeçar i Ronaldos kapet mat me mësuesen 27-vjeçare

Djali i fenomenit brazilian të futbollit Ronaldo është vetëm 14 vjeç, por kur bëhet fjala për të zënë një dashur më të madhe, ai ka gënjyer paksa duke u hequr si 18-vjeçar. Në grackën e tij ka rënë një 27-vjeçare, e quajtur Lu Bernardi. Vajza është mësuese në një kopsht fëmijësh. “Më ka mashtruar se ishte i rritur. Është i […]