20 kg eksploziv në parkun e fëmijëve: Sulm ndaj të krishterëve KUJDES: PAMJE SHQETESUESE FOTO/VIDEO

loading...


KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Më shumë se 72 persona humbën jetën, mes tyre 29 fëmijë, gjatë një sulmi kamikaz në Pakistan.

Shënjestra e sulmit të talibanëve ishin të krishterët.

Dhjetëra njerëz ishin mbledhur në një park fëmijësh për të festuar Pashkët, kur ndodhi edhe shpërthimi i fuqishëm i 20 kg eksploziv.

Përgjegjësinë e mori grupi Jamaat-ul-Ahrar, të cilët thanë se shënjestra e tyre ishin të krishterët.

Një zëdhënës i Jamaat-ul-Ahrar, Ehsanullah Ehsan, tha se grupi donte t’i dërgonte një mesazh kryeministrit Nawaz Sharif, duke i bërë të ditur se kanë hyrë në Lahore dhe se duhen pritur sulme të tjera.

Jamaat-ul-Ahrar është një degë e grupit Tehrik-e Taliban Pakistan dhe në muajt e fundit ka kryer disa sulme kundër civilëve dhe forcave të sigurisë pakistaneze.

Presidenti i Pakistanit e dënoi sulmin e së dielës dhe ka shpallur 3 ditë zie kombëtare.

Nga ky sulm u plagosën edhe 300 persona të tjerë, duke bërë që zyrtarët të thonë se presin që bilanci i viktimave të rritet.
femij

loading...

loading...