2 vjet burgim për kërcënime në Facebook

Një britanik, i cili kishte kërcënuar se do të vriste 200 persona në SHBA nëpërmes një postimi nën identitet të rrejshëm në Facebook është dënuar me më shumë se 2 vjet burgim.

Reece Elliott, 24-vjeçar, nga South Shields, e bëri këtë kërcënim në muajin shkurt në një faqe përkujtimore në Facebook të një vajze nga Tennessee, e cila vdiq në një aksident. Rreth 3 mijë nxënës në Warren County nuk kishin shkuar në shkollë ditën e ardhshme shkaku i këtij kërcënimi.

Elliott, i cili u shpall fajtor në muajin prill, u burgos për 2 vjet dhe katër muaj. Përndryshe, ai ishte në paraburgim qysh nga muaji shkurt. Duke e përdorur një emër të rrejshëm, Elliott shkroi: ‘Babai im ka tri revole. Fillimisht planifikoj ta vras atë dhe ta hedh në mbeturina, pastaj do ta marr motoçikletën dhe shpresoj të vrasë së paku 200 persona para se ta vras veten”. Ky postim i kushtoi këtij të riu me heqje lirie./LajmeOnline/