19 vjeçarja nga Gostivari therret me thikë në Sarajevë

34048

Mjekët nga Qendra Klinike e Sarajevës po japin tentativat maksimale për të shpëtuar 19 vjeçaren nga Gostivar Aledisa Musiç e cila me thikë ka qenë e therrur nga i dashuri i saj i cili ka tentuar ta vrasë pasi që ajo e ka ndërprerë lidhjen me të.

Sipas gazetës sarajevase “Avaz”, incidenti ka ndodhu para dy ditësh kur 26 vjeçari Semir Hoxhiç, pasi që e ka therrur me thikë Adelisën, gjithashtu edhe dy herë në pjesën e barkut dhe gjoksit ka therrur edhe veten e tij, njofton LajmeOnline.

Mjekët në klinikë thonë se Adelisa është në rrezik jete. Sipas informatave të policisë ajo është therrur me thikë gati se në të gjitha pjesët e trupit.

Ish i dashuri i saj gjithashtu është vendosur në klinikë por është jashtë rrezikut për jetë.