18-vjeçarja gjendet e vdekur në dhomën e hotelit, shkaku është i frikshëm

Rebecca Brock ka gjetur vdekjen, pasi i kanë shpërthyer në stomak disa doza të drogës ekstazie. 18-vjeçarja gjendej me pushime në Ibiza.

Ajo u gjet e vdekur në dhomën e hotelit. Më pas policia spanjolle ka nisur hetimet dhe ka qenë autopsia ajo që ka treguar se në stomakun e vajzës ndodheshin sasi të mëdha ekstazie.

Margarita Brock, nëna e vajzës ka thënë se vajza e saj nuk konsumonte lëndë narkotike dhe se e kanë detyruar të gëlltisë qeset me drogë.

Mjeku që ka kryer autopsinë ka thënë se nuk arrinte dot ta shpjegonte se si ka mundur të gëlltis qese aq të mëdha me drogë.