18 kuriozitete të pabesueshme për zemrën


Zemra si organi më i rëndësishëm në trupin e njëriut, mbart në vetvete një gamë të gjerë informacioni dhe kurioziteti. Zbuloni 18 prej kurioziteteve më të rëndësishme të zemrës:

Sa më shumë arsimim të merrni, aq më i ulët rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Një valvul normale ka madhësinë e një monedhe (gjysmë dollari).
Lumturia dhe ndjenja e fortë e vitaliteti, ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Numri i atakëve në botë arrin kulmin gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Qeliza e parë e zemrës fillon rrahjet që në javën e 4.
“Studimi i parë” që tregon përfitimet e një diete vegjetariane daton që në Librin e Biblës 600BCE.
Balena blu ka zemrën më të madhe, me një peshë 1,500 Pound- 680.38 kg.
Zbulimi më modest konsiderohet stetoskopi. Më parë mjekët duhet të vendosnin veshin në kraharorin e pacientit për të dëgjuar rrahjet e zemrës.
Sëmundja e parë e zemrës është zbuluar 3000 vjet më parë (mumjet).
Zemra e njeriut ka madhësinë e dy duarve të bashkuara .
Zemra rreh 100,000 herë në ditë.
Aktiviteti fizik në mënyrë të rregullt është celësi për një zemër të shëndetshme dhe nuk kërkon asnjë kosto.
Sëmundja e zemrës është kërcënimi më i madh i shëndetit, ajo është më e rrezikshme se kanceri i gjirit te femrat apo kanceri i prostatës te meshkujt.
Tingulli i rrahjeve vjen nga hapja dhe mbyllja e fletëve të valvulës.
Në cdo minutë zemra juaj pompon 1.5 litra gjak.
Zemra është një makineri e koordinuar. Krahu i djathtë pompon gjakun në mushkri dhe krahu i majtë e rikthen atë sërish në trup.
Ju kontrolloni shëndetin e zemrës nëpërmjet dietës, aktivitetit fizik dhe menaxhimit të stresit.
Kanceri i zemrës është shumë i rralle pasi qelizat e zemrës ndaloj ndarjen e tyre në etapat e hershme të jetës.
images-23-800x445