+18/ ‘Budallenjtë e bëjnë më mirë’? Gjermanët tregojnë disa të vërteta dhe mite për seksin

loading...


A mund të derdhin edhe gratë si burrat? A ekziston “vagina me dhëmbë”? Gazeta gjermane ‘Bild’ teston disa nga mitet seksuale më të çuditshme dhe sjell një përgjigje nëse janë të vërteta apo jo.

-“Vagina dentata”

Miti i vaginës me dhëmbë është të paktën nga ana anatomike një gjepurë. Megjithatë, “Vagina dentata” ekziston që në historitë e lashta të indianëve. Sipas psikoanalistit Zigmund Frojd, “p… me dhëmbë” simbolizon në fakt frikën e meshkujve nga tredhja.

-“Squirting”, femrat që derdhin

“Squirting” është bërë e famshme në filmat porno. Megjithatë në shumicën e tyre, skenat janë të rrema. Aktoret femra e mbushin abdomenin me ujë për ta derdhur më pas. Por në të vërtetë ka femra që derdhin. Një studim thotë se një e treta e tyre e bëjnë këtë gjë. Së fundmi një studim thotë se bëhet fjalë për thjesht urinë.

-Vibrator me recetë mjeku?

Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Autorja amerikane Mary Roach shkruan se grave në SHBA u rekomandohet me recetë një vibrator i veçantë për të luftuar mungesën e dëshirës seksuale. “Eros Clitoral Therapy Device” është një lodër seksuale me vulë mjekësore.

-Orgazma shkakton dhimbje koke

Është pikërisht momenti kur duhet të përjetosh gjënë më të bukur në botë, kur të shpërthen dhimbja e kokës. Burrat vuajnë tre herë më shumë se gratë nga kjo dhimbje. Sulmi ndodh gjatë ose pak përpara orgazmës. Arsyeja: gjatë seksit rritet presioni i gjakut dhe dioksidi i karbonit në trup. Arteriet në tru nuk e përballojnë këtë situatë. Këshilla: Shmangni seancat e shpejta të seksit dhe merrni një qetësues përpara se ta bëni.

-“Budallenjtë e bëjnë më mirë”

Ekziston një perceptim se ata që kanë një koeficient të ulët inteligjence, e bëjnë më mirë. Por nuk është e vërtetë. Megjithatë njerëzit që kanë më shumë stres dhe angazhime e kanë më të vështirë që të angazhohen plotësisht në aktin seksual.

-Tullacllëku të bën potent

Na falni zotërinj, por ky është një justifikim për humbjen e flokëve. Është e vërtetë se tullacët kanë më shumë testosteron në gjak. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të fuqishëm seksualisht. Testosteroni është hormoni më i famshëm i seksit, por jo i vetmi dhe as vendimtari.

-Cola Light i mbron femrat nga shtatzënia

Ka disa femra që e shpëlajnë vaginën me Cola përpara dhe pas seksit, duke menduar se kjo shërben si kontracepsion. Për fat të keq nuk është e vërtetë.

-Testikujt mund të shpërthejnë

Ka disa meshkuj që mendojnë se nëse nuk bëjnë seks ose nuk masturbojnë, do u plasin topet. Po bëni shaka? Edhe pse ato prodhojnë spermë vazhdimisht, ajo nëse nuk derdhet, shpërbëhet. Mos harroni edhe ëndrrat e lagështa.

-A shërben pirsing si stimulues në seks?

Varet. Nëse është në klitor, mund ta stimulojë atë. Nëse është në buzët e vaginës, nuk ka ndonjë efekt. Pirsingu në penis stimulon edhe mashkullin, edhe femrën. Dhe pirsingu në zonat intime shërohet më shpejt se ato në vendet e tjera të trupit.

/mapo/
Screenshot_4

loading...

loading...